Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Aktuale

Nënkryetarja e Kuvendit nga LVV i reagon ashpër Thaçit, ia publikon një foto që s’do të donte ta shihte kurrë

Nga: D.RR Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:32
Hashim Thaçi

Nënkryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtës koleges së saj, Fatmire Klloçakut, duke i reaguar presidentit Thaçi.

Ajo shkruan se presidenti më mirë do të ishte që të kryejë obligimet e tij kushtetuese, sesa të lexojë statuset e deputeteve në Facebook.

Ajo ka publikuar një foto ku presidenti Thaçi është përkulur para të vrarëve serb, ku ajo e quan “çon lule te pllaka ku nderohen viktimat e ‘terroristëve të UÇK-së’”.

Postimi i plotë:

Presidenti i vendit paska pasur kohë të lexojë statuset e deputeteve në FB.

Mirë do të ishte që ai të kryejë obligimet e tij kushtetuese.
Të kujdeset për ruajtjen e integritetit dhe sovraniterit të vendit, të kordinohet me Kryeministrin dhe Kryeparlamentaren në të gjitha çështjet me interes dhe sidomos në raport me politikën e jashtme.

Atë që Kosova ka fituar si rezultat i luftës së pastër e të ndershme të UÇK-së, mobilizimit e kontributit të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shqiptarëve gjithandej, të miqve e aleatëve tanë ndërkombëtar, nuk duhet rrezikuar ta humbim tani në liri, nga ata që shkelën mbi vlerat e sakrificat sublime të vajzave e djemve më të mirë.

Nuk di cilës deklaratë të Thaçit t’i besoj, këtyre të fundit, asaj ku thotë se gjatë luftës ka qenë larg frontit, apo atij momentit kur përkulet dhe çon lule te pllaka ku nderohen viktimat e “terroristëve të UÇK-së”.
Por një gjë është e rëndësishme, Kosovës i duhet unitet e bashkërendim i veprimeve e qëndrimeve. Ditë jo të lehta kemi përpara, e kjo sidomos e veçmas për shkak të sjelljeve e veprimeve të presidentit të vendit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat