Ish-kandidati për deputet, Shkumbin Demolli, i ka reaguar nënkryetares së Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku, pasi kjo e fundit postoi në llogarinë e saj në Facebook, duke cituar një analist serb, i cili mbronte Alin Kurtn e shante UÇK.
Demolli i ka reaguar Kollqakut, duke i thënë dil e kërko falje, e mos e korit veten.
“Kur Kosova ishte në ditë më të vështira ishin familjarët tanë që ju mbrojten, disa janë dëshmorë e disa invalidë të luftës pa asnjë të ardhur nga Shteti. Është e papranushme që ta krahasoni UÇK-në me sistemin e Serbisë. Dil e kërko falje, e mos e korit veten”, ka shkrur ai.