Deputeti i AAK-së: Lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb, i turpshëm dhe i ulët - Bota Sot
Deputeti i AAK-së: Lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb, i turpshëm dhe i ulët

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së duke cituar analistin serb, i turpshëm dhe i ulët

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:37
Arber Tolaj

Deputeti i AAK-së Arber Tolaj, ka reaguar ndaj nënkryetares së LVV-së, Fatmire Mulhaxha -Klloçaku, e cila mbrëmë ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’.

Tolaj ka shkruar në Facebook se citimi i analistëve serb nga ana e nënkryetares së VV-së, me qëllim të ngritjes së Kurtit dhe nënvlerësimit të UÇK-së, është veprim jo vetëm i pa menduar mirë, por i turpshëm dhe dëshpërues njëkohësisht.

Postimi i tij:

Lavdërimi i Kurtit, përmes poshtërimit të UÇK-së, duke cituar analistin serb, i turpshëm dhe i ulët njëkohësisht.

Citimi i analistëve serb nga ana e nënkryetares së VV-së –Fatmire Mulhaxha, me qëllim të ngritjes së Kurtit, dhe nënvlerësimit të UÇK-së, është veprim jo vetëm i pa menduar mirë, por i turpshëm dhe dëshpërues njëkohësisht.

Tendenca e saj për përfitim të poenëve politik, duke u munduar të njollos luftën e shenjët të UÇK-së, nëpërmjet gjuhës së analistëve serb, është e dhembshme, po aq sa fyese, sikundër që nuk i bën nder as subjektit të saj politik.

Ky veprim shpërfaq naivitetin e anëtarëve të lartë të VV-së, që me, apo pa vetëdije, i bashkohen atyre që me shpifje e trillime tentojnë ta zhvlerësojnë luftën tonë të drejtë për liri.

Ja rikujtojmë Zonjës Mulhaxha, por edhe atyre që mendojnë si ajo, se Lufta e UÇK-së, mbetet pjesa më e ndritur e historisë së Kosovës.

Krenar përjetësisht dhe pafundësisht me vlerat sublime të UÇK-së!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat