Kadri Veseli pas Prekazit vition familjen e tre dëshmorëve nga Drenasi - Bota Sot
Kadri Veseli pas Prekazit vition familjen e tre dëshmorëve nga Drenasi

Aktuale

Kadri Veseli pas Prekazit vition familjen e tre dëshmorëve nga Drenasi

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:03
Kadri Veseli dhe Sami Lushtaku

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pas vizitës që i bëri sot Prekazit, ka marrë rrugë për në Gradicë të Drenasit ku ka vizituar familjen Fazliu që dha tre dëshmorë.

Ai ka qenë i shoqëruar së bashku me Sami Lushtakun. Këtë e ka bërë të ditur vet Lushtaku përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Lushtakut:

Së bashku me kryetarin Kadri Veseli dhe me bashkëluftëtarë nga Prekazi e Drenica, vizituam familjen e tre dëshmorëve të kombit, Asllan, Milazim e Mehdi Fazliu, në Gradicë të Drenasit. Kjo familje fillimisht ka qenë strehë e grupeve të para ilegale të cilat themeluan UÇK-në për të ju bashkangjitur pastaj luftës së lavdishme të UÇK-së.

Asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e familjeve të cilat na kanë strehuar në kohët më të vështira për ne por dhe kanë dhënë bijtë më të mirë të tyre për lirinë e Kosovës. SL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat