Kryeziu: Albin Kurti antitezë e liderëve të Ballkanit - Bota Sot
Kryeziu: Albin Kurti antitezë e liderëve të Ballkanit

Aktuale

Kryeziu: Albin Kurti antitezë e liderëve të Ballkanit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:14
Taulant Kryeziu

I këtij mendimi është zv.ministri  në qeverinë Kurti dhe zyrtar i Vetëvendosjes, Taulant Kryeziu.

Kryeziu, në Facebook, deklaroi se Kurti përfaqëson antitezë të liderëve të Ballkanit dhe sinonim i progresit në Ballkanin Perëndimor të cilën e promovon bota perëndimorë - një i ri, intelektual dhe i pa korruptueshëm.

Ai, tha se mesazhet e kryeministrit Kurti ishin të qarta: dialog për qytetarët e jo për liderë.

Postimi plotë:

Kryeministri Kurti, këtë javë ishte në epiqendër të vëmendjes së Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Ai përfaqëson antitezë të liderëve të Ballkanit dhe sinonim i progresit në Ballkanin Perëndimor të cilën e promovon bota perëndimorë - një i ri, intelektual dhe i pa korruptueshëm.

 

Gjatë Konferencës së Mynihut, organizatorët kishin rezervuar për te, ulësen qendrore të tavolinës. Kjo ishte simbolikë shumë e rëndësishme dhe mesazh për të gjithë ata liderët e Ballkanit të cilit kishin zënë fundin e tavolinës.

 

Mesazhet e Kryeministrit Kurti ishin të qarta, dialog për qytetarët, e jo për liderë. Dialog për marrëveshje, pa harta dhe pa presidentë rreth hartave. Ballkani Perëndimor mbetet rajon i tensionuar dhe i ndikuar nga fuqitë e mëdha botërore, dhe rrjedhimisht për qëllime interesit strategjik të BE-së, vendet e Ballkanit duhet të anëtarësohen në pako në BE. Idet ad hoc sikur Mini-Schengen duhet të janë pjesë e procesit të Berlinit, aty ku Kosova trajtohet shtet i barabartë dhe aty ku nuk përjashtojmë nga tavolina miqtë tonë perëndimor.

Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor mbetet instrumenti kryesor për stabilizimin dhe avancimin e kësaj pjese të Evropës, dhe si i tillë mbetet një yll udhëheqës në shndërrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt shoqërive që i ngjajnë më shumë demokracive të vërteta evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat