Vjen përkrahja e fuqishme për nënkryetaren e VV-së, Haziri publikon emrat e personave me dosje të trasha krimi – Përmendet “Gjarpri”, “Luli”...

Aktuale

Vjen përkrahja e fuqishme për nënkryetaren e VV-së, Haziri publikon emrat e personave me dosje të trasha krimi – Përmendet “Gjarpri”, “Luli”...

Nga: N.H Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:31
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Edhe sot vazhduan reagimet e zyrtarëve të PDK-së, ndaj nënkryetares së Vetëvendosjes, e cila mbrëmë ka shpërndarë një deklarim të një analisti serb, i cili thotë se Albin Kurti nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së.

Lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, thotë se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, tha vetëm një të vërtetë.

Haziri mes tjerash thotë se pamarre parasysh se kush e ka thënë apo kë e ka cituar deputetja e VV-së, kjo është një e vërtetë si dita për diell, dhe se Albin Kurti nuk është si Hashimi, si Kadriu, si Ramushi, Fatmiri, Xhaviti, Remi, Azemi, Sulltani, Dauti, Rexha, Shukriu, e të tjerë nga ky soj.

Në këtë shkrim, Haziri ka bërë edhe një pyetje publike se kush i vrau 100 zyrtarët e LDK-së gjatë dhe paslufte.

Ja shkrimi i Hazirit:

Mos e gjykoni deputeten Kollçaku, ajo e tha vetëm një të vertetë

Qenkan harlisurë disa që e kan “mizën nën kapuq” pse deputetja Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, paska cituar dike që ka deklaruar se Albin Kurti nuk ka dosje kriminale nga lufta e UÇK’së . Pamarrëparasyshë se kush e ka thënë apo kë e ka cituar, kjo është një e vertetë si dita për diell. Albini nuk është si Hashimi, si Kadriu, si Ramushi, Fatmiri, Xhaviti, Remi,Azemi, Sulltani,Dauti, Rexha,Shukriu, e të tjerë nga ky soj. Pse po iu fton Gjykata Speciale, apo harruat se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kishin kaluar nepër procesin e Gjykatës së Hagës, dhe shpëtuan vetëm në saje të vrasjeve dhe kërcnimit të dëshmitarëve. Disa edhe u denuan për vrasje si Daut Haradinaj, Rresutem Mustafa-Remi, Latif Gashi, etj. Kush i vrau 100 aktivistë të LDK-së, gjatë dhe pas luftës, e sa e sa të tjerë u maltretuan në të ashtuquajtrat “qendra të ndalimit” (burgjet). Nuk e vrau “reja” Enver Malokun, Kol.Ahmet Krasniqin, Ismail Berbatovcin, Haki Imerin, Shefki Popovën, Xhemajl Mustafen, Shaban Manajn, Smajl Hajdaraj, e shumë e shumë të tjerë. Deputetja Kollçaku, nuk e fyu UÇK-në, por fyerje për UÇK-në dhe lavdinë e saj e bëjn njerëzit me dosje të trasha krimi si “Gjarpni”, “Luli”, “10-shi”, “Bosi i droges”,“Zeka”, “Smajli”, “Çeliku”, “DAJA”, “Remi”, “Lata”, “Togeri”, “Magjupi”, etë tjerë nga kjo kotillë që fshihen pas vlerave të UÇK. Këta më së paku dijnë cka është vlera, kur të tillët thirren në vlera të UÇK-së, ajo nukk duket asgjë më shumë se sa një organizatë kriminale, andaj është koha e fundit që lavdia e UÇK-së, të clirohet e të mbrohet nga këta njerëz të tillë. Pra, Albini edhe mund të jetë komunist, por së paku nuk është o korruptuar, kriminel, nuk është vrasës si këta. (n.h)
#MeDEPUTETEN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat