Reagon edhe Sveçla: Doktoreshën dhe nënkryetarën tonë s’kam nevojë ta mbroj, e mbron puna e saj

Aktuale

Reagon edhe Sveçla: Doktoreshën dhe nënkryetarën tonë s’kam nevojë ta mbroj, e mbron puna e saj

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:45
Xhelal Sveçla

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka nevojë të mbrojë bashkëpartiaken e tij, Fatmire Kollçaku, pasi atë e mbron puna e saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se VV nuk është naive, dhe se rruga e vetme është drejtësia.

“E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj”, shton Sveça në fund.

Shkrimi i plotë:

Ne kemi fituar me zotimin se do ta luftojmë krimin e korrupcionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm. Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët.

Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë.
E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat