Dumoshi: Gëzuar tash e përgjithmonë Dita e Pavarësisë

Aktuale

Dumoshi: Gëzuar tash e përgjithmonë Dita e Pavarësisë

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 00:21
Vlora Dumoshi

Në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka uruar të gjithë brezat që sollën lirinë dhe brezat që po e gëzojnë e do ta gëzojnë, përpjekjen më sublime të shtetit tonë

“Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, veçmas uroj krijuesit kulturor, të rinjtë dhe sportistët. Të gjithë ata që emrin e Kosovës dhe flamurin e saj po e qojnë lart anë e kënd globit”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Në këtë Ditë të Madhe të Pavarësisë,
uroj brezat që sollën lirinë dhe brezat që po e gëzojnë e do ta gëzojnë, përpjekjen më sublime të shtetit tonë!

Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, veçmas uroj krijuesit kulturor, të rinjtë dhe sportistët. Të gjithë ata që emrin e Kosovës dhe flamurin e saj po e qojnë lart anë e kënd globit!

Së bashku dhe në harmoni me njëri-tjetrin, do t'i arrijmë synimet dhe aspiratat tona.

Gëzuar tash e përgjithmonë Dita e Pavarësisë!
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat