Fjalët e Albin Kurtit te varri i Ibrahim Rugovës

Aktuale

Fjalët e Albin Kurtit te varri i Ibrahim Rugovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 08:07
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani për homazhet tek varri i Ibrahim Rugovës

(E plotësuar) - Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku thanë se veprimtaria e ish-liderit të LDK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të vlerësohet gjithmonë.

Për Kurtin kjo ishte hera e parë që bën homazhe pranë varrit të presidentit të parë të Kosovës së lirë.

Ai theksoi se puna e ish-presidentit Rugova për liri dhe pavarësi të vendit do të vlerësohet gjithmonë.

“Sot tek sa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së e pavarësisë, kujtojmë presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugovën, të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992, një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës doktor Rugova rizgjidhet sërish president i Kosovës kësaj radhë president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi”, u shpreh Kurti.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se presidenti Rugova ishte ideator i projektit të shtet formimit tonë.

Po ashtu, ajo shtoi se kontributi i Rugovës do të vlerësohet gjithmonë.

“Ishim këtu për të nderuar kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova, në ndërtimin e themelit të shtetit tonë si ideator i projektit të Kosovës shtet të pavarur dhe sovran dhe natyrisht kontributin e tij në bashkimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë rreth kësaj ideje, dhe sublimimit dhe artikulimit të qartë të popullit tonë për liri e pavarësi e nderojmë sot natyrisht kontributin e tij dhe të gjithë bijve e bijave të cilët u bashkuan rreth lëvizjes së madhe të shqiptarëve për ta artikuluar këtë vullnet të qartë, këtë vullnet për liri dhe pavarësinë tonë”, tha Osmani.

Ndryshe, Kurti dhe Osmani kanë bërë homazhe edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

***

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin kanë nderuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova. Pas homazheve pranë varrit të tij, Osmani ka thënë se e nderuan Rugovën, si ideator të shtetit të Kosovës.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy krerët shtetërorë kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Rugova, duke shënuar herën e parë që Kurti e nderon presidentin e parë të Kosovës.  

Osmani thotë se sot nderuan Rugovën si ideator i shtetit të pavarur të Kosovës.

“Ishim këtu për të nderuar kontributin historik në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë, Ideator i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe kontributin e tij rreth bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje”, ka thënë Osmani.  

Ndërsa Kurti e ka kujtuar Rugovën në zgjedhjet e tij si president, duke thënë se i vlerëson përpjekjet institucionale.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se i vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe profesionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë ai.

Image

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ishin për të bërë nderime te varri i ish-presidentit Rugova dhe për të ndërruar kontributin e tij.

***

Me aktivitete të ndryshme do të shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Por padyshim se shumë ndryshe do të jetë kjo ditë edhe për kryeministrin e ri të vendit, Albin Kurti.

Prej ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, seancës solemne të Kuvendit, dita zyrtare shtetërore e Kurtit do të vazhdojë edhe me homazhe gjithandej vendit.

Por sot do të jetë edhe hera e parë që Kurti do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Deri më sot Kurti asnjëherë nuk ka bërë homazhe tek varri i Rugovës, por në  bazë të paralajmërimeve të agjendës qeveritare, Kurti do të jetë tek varrezat e Velanisë sot në ora 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat