Fatmir Limaj: Kjo ditë është e arritura më e madhe në historinë e Kosovës

Aktuale

Fatmir Limaj: Kjo ditë është e arritura më e madhe në historinë e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 09:13
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.

“Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë”, shkruan Limaj, përcjell gazeta “Bota sot”.

Limaj tutje ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë me në krye SHBA-në.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot mbushën 12 vjet nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon të arriturën më të madhe në historinë e shtetit tonë.

Shpallja e Pavarësisë 12 vite me parë është kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptarë, që kulmuan me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë tjerë.

Ne, sot si çdo ditë tjetër, sjellim në kujtesën tonë mundin dhe sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë angazhuar për të realizuar ëndrrën tonë shekullore.

Në këtë ditë historike shprehim mirënjohje dhe u jemi përherë falënderues miqve tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në çdo moment kanë qenë krah mbështetës në rrugëtimin tonë drejt Pavarësisë dhe si shtet, e që fatmirësisht si të tillë vazhdojnë të jenë.

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

Urime 12 vjetori i Pavarësisë!

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat