Apeli i fuqishëm i gruas së Agim Ramadanit për politikanët

Aktuale

Apeli i fuqishëm i gruas së Agim Ramadanit për politikanët

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 10:37
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ditëlindjes së 12-të të pavarësisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne meritojmë më shumë të gëzojmë këtë liri.

Ramadani ka kërkuar nga politikanët e Kosovës, që të mos i djegin shpresat e pakta, që kanë mbetur sipas saj, për hir të gjakut të derdhur, përcjell Bota sot.

“Urime dashuria ime e përjetshme liria e Kosovës time - Agimi im!”, ka shkruar ajo.l

Postimi i plotë i saj:

Urime 12 vjetori i pavarësia Kosova e dhembjes së nënave, që mbetên në pritje të ushtarit të lirisë që su kthye kurrë,nēnave që mbetën para varreve pa kufoma,trishtimit të grave tē reja që i rritën fëmijët jetim me dhembjet e ndrydhura e lotët e fshehura nën qepalla , për ushtarin e pa këmbë e duar që u zhgënjye nga liria jote qê nuk ia njohu vlerën e dhembjen dhe plagëve të tija,për veteranin që ia shanë dhe ia mohuan luftën,ia ndërruan shokët sipas interesit të momentit,për gurbetçarin që shkriu djersën dhe rininë për të mbajtur në këmbë të paepur,për të riun që çdo mëngjes i duket i mugët dhe i pa shpresë rrugëve tua, pēr vashën që e kërkon dashurinë në shkēmbim të një vize,pēr të gjithë të pērvuajturit,të pa shpresët dhe ata qē dëshirojnë e presin të të shohin ndryshe.

Ne meritojmë më shumë,ne dijmē dhe duam më shumë,ne duam të na gëzojë kjo liri! Mos na i digjni shpresat e pakta që na kanë mbetur për hirë të gjakut të derdhur për këtë vend!Urime dashuria ime e përjetshme,liria e Kosovës time-Agimi im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat