Diplomati shqiptar jep propozimin: Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare

Aktuale

Diplomati shqiptar jep propozimin: Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare

Nga: A.ZH Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Diplomati shqiptar Shaban Murati, ka propozuar që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare.

Ai ka thënë se këtë propozim e ka dhënë nga 26 marsi 2012, pasi sipas tij, pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.

Murati ka kërkuar që qeverisë së Tiranës t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare, përcjell Bota sot.

Postimi i Muratit:

Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare

Kam propozuar qysh në 26 mars 2012 që Shqipëria ta bëjë 17 shkurtin festë zyrtare, sepse pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar pas 28 Nëntorit 1912.

Uroj që një qeverie në Tiranë t’i zgjohet ndërgjegja kombëtare!

(“Hije në diplomacinë shqiptare”, Tiranë, 2012, fq. 213)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat