Vjen reagimi i Vetëvendosjes për flamurin UÇK-së në Kuvend

Aktuale

Vjen reagimi i Vetëvendosjes për flamurin UÇK-së në Kuvend

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:00
Foto

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar pas veprimit të fundit që kanë bërë në Kuvend dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi me vendosjen e flamurit të UÇK-së në një pjesë të Kuvendit. Manxhuka thotë se ishin pikërisht këta që e sollën Gjykatën Speciale duke e njollosur luftën e UÇK-së.“Me falni, ju e keni sulmuar luften e UÇK-se duke e cuar ne Speciale. Nuk e keni ju ate legjitimitet per aksione te tilla perbrenda Kuvendit” ka shkruar Manxhuka në Facebook

Postimi i plotë:

Eshte sjell ne Kuvend nga qeverisja PDK Gjykata Speciale, ka deshtuar, ne nje rast te paprecedent ku deputetet jane deklaruar se kane qene te pavetedijshem eshte sjellur serish per here te dyte per t’u votuar, serish nga te njejtit. Dhe u be ndryshimi i nenit qe i hapte rruge Gjykates Speciale. Dhe sot ky subjekt bene performanca thuajse s’ka ndodhur asgje dhe e vendos flamurin e UÇK-se ne Kuvend.

Me falni, ju e keni sulmuar luften e UÇK-se duke e cuar ne Speciale. Nuk e keni ju ate legjitimitet per aksione te tilla perbrenda Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat