Rrëfim lufte nga Naim Bazaj, si ju vranë shokët e familjarët

Aktuale

Rrëfim lufte nga Naim Bazaj, si ju vranë shokët e familjarët

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:52
Naim Bazaj

Naim Bazaj është komandant i brigadës 113 në fshatin Tërrstenik të Drenicës, ku u zhvilluan disa beteja gjatë luftës në Kosovë, e të cilat morën shumë jetë.

Për Bazajn, ky është vend i kujtimeve të shumta, të cilat në vete bartin histori e dhimbje.

Kështu, në mesin e të vrarëve nga fshati Tërrstenik, ishin edhe vëllai e axha i tij.

Pikërisht në këtë vend ranë dëshmorë edhe shumë shokë të tij. 

Ky është ‘’Lisi binjak’’, siç e kanë quajtur Naimi me shokët e tij, e që shumë herë ai ka shërbyer si mburojë ndaj armikut.

Momentin e çlirimit të vendit tonë, Bazajn e gjeti me ndjenja të përziera, ku pos gëzimit për vendin e tij, ai ndjeu edhe dhimbje e mall për bashkëluftëtarët e tij, që nuk arritën ta përjetonin këtë moment. 

Naimi shumë shpesh i viziton këto varreza dhe  vendin ku ka mbrojtur atdheun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat