Ramiz Kelmendi: Kushdo që tenton të prish marrëdhëniet me SHBA-të, do të digjet përjetësisht

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Kushdo që tenton të prish marrëdhëniet me SHBA-të, do të digjet përjetësisht

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:54
Ramiz Kelmendi

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se kushdo që tenton të dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-të do të digjet përjetësisht.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “SHBA-të edhe sot 12 vjet shtet, garantojnë në sigurinë territoriale dhe sigurinë shtetërore të Kosovës, pa të cilën ne nuk mundë të zhvillohemi ekonomikisht”.

Postimi i plotë:

Kushdo që tenton të zvogëloi, dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-të do të digjet përjetësisht

Shpesh politikanët në Kosovë sillen sikurse ne të ishim ata që ndihmuam Ameriken të arrijë pavarësinë, hiqë më pak se 235 vite më parë. Sikurse ne të jemi mesi i botës dhe e tërë bota sillet rreth nesh. Por, po harrojmë se SHBA-të ishin dhe jane vendimtarët në të gjitha proceset që e kanë përcjellë Kosovën, si në Pavarësi, në Ushtri, në negociata, në marrëveshje, në permbyllje të pavarsisë!

Por, edhe më e rëndësishmja që është, se SHBA-të edhe sot 12 vjet shtet, garantojnë në sigurinë territoriale dhe sigurinë shtetërore të Kosoves, pa të cilën ne nuk mundë të zhvillohemi ekonomikisht. Duke i ditur këto të gjitha çfarë kemi dhe po lozim me SHBA-të, mos vallë po mendojmë se ne, të mbeshteturë nga zgjedhësit, ne duhet të sillemi si të zgjedhurit dhe qëndrimet janë vendimtare! Eh, çfarë gabimi mendorë! Qytetarët gjithnjë dhe në vazhdimësi kërkojnë me të drejtë punësime, të ardhura perëndimore, zhvillim ekonomik dhe jetë të sigurtë për familjen. E ne ngelemi duke qëndruar si të digjemi nga brenda, ta djegim Kosovën! Ndaj, unë mund t’ju them duke ju kujtuar, se SHBA-të janë Fuqi e Botës Ekonomike, Politike dhe Ushtarake që mbeshtet po të dy thëniet e mëparshme dhe ekziston një rrugë e vetdjegies politike!

Andaj, hiqeni Taksen dhe hiquni nga idetë e bishtalecave enertues, sepse politika e SHBA-ve kërkon politikan bashkëpunues, të zgjuar dhe të vendosur, e në asnjë mënyrë me epitete tjera, kjo sepse të gjitha i kanë vet.

Ne të gjithë e pamë që u nënshkruan marrëveshjet e rëndësishme pa pëlqimin politik dhe qeverisës, për hekurudhë, autostradë dhe vije ajrore, dhe askush nuk ka guxim ti anulojë edhe pse këto marrëveshje, personalisht i mbështesë. Pra, mos harroni mundësinë e heqjes së implementimit të Takses po na pyet fare SHBA-ja. Po, sepse ky vend mik, ka mekanizmat ushtarak, politik dhe juridik dhe ka mbështetje të pa rezervë të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë dhe kjo ka mundësi që shpejtë të ndodhë edhe pse si fillim ata po dëshirojnë ti shterrojnë mundësitë miqësore e politike për të cilat besojnë, se ne duhet të jemi bashkëpunues, e jo pengues.

Sa për informim, Taksa është vendosur nga Qeveria brenda 5 minutash dhe ka mundësi të hiqet për një minutë dhe të rikthehet çdoherë për një sekond, nëse bisedimet nuk shkojnë sipas interesave kombëtare.

Qytetarët në çdo kohë dhe çdo herë janë në mbështetje të vendimeve Qeverisëse!

Me respekt;

Ramiz Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat