I kërkoi personalisht Kurtit që të shkojë te varri i Rugovës, flet Lutfi Haziri

Aktuale

I kërkoi personalisht Kurtit që të shkojë te varri i Rugovës, flet Lutfi Haziri

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 13:59
Lutfi Haziri dhe Albin Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kishte qenë më i zëshmi që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të shkojë për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar se e vlerëson shumë që sot delegacioni qeveritar e ka respektuar themeluesin e Republikës.

Haziri thotë se besimi në një person dhe nderimi për të është vlerë, teksa tregon se e vlerëson që qeveria ka bërë nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës.

“Kur beson në dikë edhe nderimi është vlerë! E vlerësoj shumë që sot delegacioni qeveritar respektoi themeluesin e Republikës tonë”, ka deklaruar Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Haziri kishte qenë më i zëshmi sa i përket qëndrimit të LV-së për ish-presidentin Rugova, derisa kishte deklaruar se është kusht i patejkalueshëm mes dy partive raporti i Albin Kurtit me figurën e Ibrahim Rugovës.

Ai kishte deklaruar se janë pjekur kushtet politike që Vetëvendosje të nderojë figurën e Rugovës.

Kurti ka përkujtuar këtë vit figurën e Rugovës përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat