Berisha: Lufta titanike e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorve bëri që Kosova të çlirohet

Aktuale

Berisha: Lufta titanike e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorve bëri që Kosova të çlirohet

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:41
Zafir Berisha

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka uruar miqtë, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Berisha me këtë rast ka thënë se rruga deri më 17 shkurt të vitit 2008 ka qenë shumë e gjatë dhe e mundimshme, me shumë sakrifica të gjeneratave të tëra ndër shekuj, me vuajtje të popullit shqiptar deri në vetëflijim.

Urimi i plotë i Zafir Berishës:

“Të nderuar miq,
Bashkëluftëtar e bashkëveprimtar,
Rruga deri te dt 17.02.2008 ka qenë e gjatë dhe e mundimëshme, me shumë sakrifica të gjeneratave të tëra ndër shekuj, me vuajtje të popullit shqiptarë deri në vetëflijim!
Lufta titanike e UÇK-së dhe gjaku i dëshmorve bëri që Kosova të çlirohet njëher e përgjithmon nga thundra e okupatorit serbo-sllavë i cili bëri gjenocit mbi popullin tonë.
Unë isha pjesmarrës në këtë ngjarje historike për të cilën mendoj edhe sot se ishte një hapë i vogël drejtë objektivës së madhe të popullit shqiptar për ta bërē Shqipërin ashtu siq e ka falur zoti…
Në këtë ngjarje nuk kamē përfaqsuar veten, por vendlindjen time, Vërrinin, Prizrenin, Kosovën dhe gjithë sakrificën dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve kudo që jotojn për liri dhe shtet të pavarur e sovran.
Urime me respektin më të madh nga Zafa”, thuhet në urimin e Zafir Berishës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat