Buzhala tregon tre pikat në të cilat qeveria nuk duhet të lëshojë pe kurrë

Aktuale

Buzhala tregon tre pikat në të cilat qeveria nuk duhet të lëshojë pe kurrë

Nga: G.B Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, derisa ka uruar përvjetorin e 12 të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se në tre gjëra nuk do të lëshonte pe kurrë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ato gjëra janë ndarja e Kosovës, bashkimi i saj me ndonjë shtet tjetër dhe armiqësimin me SHBA dhe BE.

Ai thotë se në këto pika, Qeveria dhe Kurti e kanë pas vetes.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tri gjana nuk kisha leshu pe kurre:

Ndamjen e Kosoves

Bashkimin e saj me ndonje shtet tjeter

Armiqesimin me SHBA & BE

Ne qito pika Qeveria dhe Kurti m’kane pas vetes deri ne pushke nese vjen pune.

Urime 17 shkurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat