Kurti i shkon Thaçit në pritjen për Pavarësinë, presidenti jep lajmin se kur Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Aktuale

Kurti i shkon Thaçit në pritjen për Pavarësinë, presidenti jep lajmin se kur Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:12

(E plotësuar) - Presidenti Hashim Thaçi sonte ka organizuar pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

I pari i vendit tha se sa herë që organizohen evente të tilla, kujtojmë heronjtë e Kosovës, dëshmorët e lirisë dhe qytetarët e Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Edhe liria dhe pavarësia e vendit u ndërtuan me mund, përpjekje dhe sakrificë. Me luftë, me unitet qytetarë, politik dhe institucional. Është meritë e secilit për tërë këto vite dhe më herët që kontribuuan në një formë a formën tjetër që të vijmë në këtë ditë të 12-vjetorit të pavarësisë. Prandaj, edhe një herë dhe kurdo që organizojmë evente të tilla, kujtojmë heronjtë e Kosovës, dëshmorët e lirisë, invalidët e luftës, veteranët. Kujtojmë diasporën për kontributin e tyre. Kujtojmë dhe respektojmë çdo qytetar të Republikës së Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Image

Presidenti Thaçi, tha se po punojnë maksimalisht edhe sa i përket perspektivës evropiane, por edhe anëtarësimit në NATO. Prandaj, sipas tij, sa më shpejt Kosova ta ketë liberalizimin e vizave kur vendi ka kryer të gjitha obligimet e veta që ka pasur për t’i kryer për zbatimin e kritereve demokratike. Natyrisht shumë shpejt ai tha të ndodhë anëtarësimi edhe në Interpol, në UNESCO dhe në OKB.

“Objektivë e gjithë neve, partive politike, shoqërisë civile, është që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s. I tërë ky angazhim do të vazhdohet nga të gjithë, në një koordinim edhe më të mirë ndër institucional dhe me një klimë edhe më të mirë pozitë, opozitë. Vetëm unik e të bashkuar kemi realizuar deri më tani edhe lirinë edhe pavarësisë dhe mund të realizojmë edhe aspiratën e tretë që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian,  në të ardhmen e afërt edhe pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi, raporton KosovaPress.

Të pranishëm në ceremoninë e pritjes shtetërore ishin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe mysafirë, ish -presidenti Fatmir Sejdiu dhe nga ambasadat e huaja të akredituar në vendin tonë.

Image

***

Presidenti Hashim Thaçi ka organizuar pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

I pari i vendit tha se sa herë që organizohen evente të tilla, kujtojmë heronjtë, dëshmorët, veteranët e luftës dhe qytetarët e Kosovës që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës.

Image

Ai përmendi edhe liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Interpol dhe UNESCO, dhe tha se Kosova do të jetë pjesë e NATO-së.

“Vetëm unik mund të arrijmë të integrohemi. Kosova është shteti më i ri në botë dhe e meritojmë që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s. Jemi populli më pro-evropian”, tha Thaçi.

Thaçi tha se po kalojnë 21 vjet qëkur Kosova e fitoi lirinë dhe 12 vjet pavarësi që u ndërtua me sakrificë.

Të pranishëm në ceremoninë e pritjes shtetërore ishin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe mysafirë nga ambasadat e huaja në vendin tonë.

***

Janë mbledhur mysafirët në pritjen e organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Katedralen “Nënë Tereza”.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti së bashku me gruan e tij.

Prezente është edhe kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Image
Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka organizuar pritje shtetërore për nder të Ditës së Pavarësisë.

Image

Aty përveç mysafirëve të tjerë nga kori diplomatikë, deputetë, e kabineti qeveritar, u pa edhe kryeministri Albin Kurti.

Pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat