Tomë Gashi thotë se lypsari e ka fyer rëndë - Bota Sot
Tomë Gashi thotë se lypsari e ka fyer rëndë

Aktuale

Tomë Gashi thotë se lypsari e ka fyer rëndë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:56
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se është fyer rëndë nga lypsari në videon e shumëpërfolur, ku Gashi shihet duke ia shqelmuar të hollat atij në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Në emisionin Info Magazine, ai ka shtuar se e ka shqelmuar kutinë e lypsarit, pasi ky i fundit e ka fyer rëndë.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë.

“Me pas goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty hiç. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Me ta përmend ty nënën si të duket?”.

“Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës – kjo më duket budallaki. Ata janë një grup të organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente”.

“Atë ditë kam qenë duke ardhur në emisionin Info Magazine dhe gjatë rrugës unë i kam kërkuar lypsarit që të largohet nga aty.  Ato çfarë ai [lypsari] i ka folur ndaj meje, mos të kishte qenë kontrolli im – ai do të kishte përfunduar krejt ndryshe”.

“Shpesh herë kam kaluar aty bashkë me disa pjesëtarë të Policisë dhe të njëjtit kanë thënë se nuk kemi çfarë t’u bëjmë”.

“Ka qenë një situatë e provokuar e cila ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme sepse unë nuk jam personi që ka përdorur dhunë. Nëse aty ka pasur dhunë; atëherë unë nuk paskam njohuri se çfarë është dhuna”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat