Paraqitja e parë publike e bashkëshortes së Kurtit, pasi u zgjodh kryeministër

Aktuale

Paraqitja e parë publike e bashkëshortes së Kurtit, pasi u zgjodh kryeministër

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 19:44
Albin Kurti dhe Rita Augestad Kndusen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë.

Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen, dhe kjo njëherësh është paraqitja e parë e tyre publike pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i vendit.

Organizimi filloi me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Ndërkohë, Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen, ceremonia të cilëve ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës.

Ata tashmë janë prindër edhe të një vajze.

Rita vjen nga Norvegjia dhe është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat