Bajqinovci: Përvjetori i shtetësisë tonë, është rasti për të rikujtuar çmimin e lirisë e pavarësisë

Aktuale

Bajqinovci: Përvjetori i shtetësisë tonë, është rasti për të rikujtuar çmimin e lirisë e pavarësisë

Nga: V.R Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:24
Mefail Bajqinovci

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo ditë është rast për të reflektuar mënyrën se si po e realizojmë ëndrrën e porosinë e të rënëve, kontributorëve e udhëheqësve të lëvizjeve politike e aktive për liri.

“Përvjetori i këtij momenti historik, është rasti për të reflektuar mënyrën se si po e realizojmë ëndrrën e porosinë e të rënëve, kontributorëve e udhëheqësve të lëvizjeve politike e aktive për liri”, theksoi Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Përvjetori i shtetësisë tonë, është rasti për të rikujtuar çmimin e lartë që e ka paguar ky popull për liri e pavarësi.

Përvjetori i këtij momenti historik, është rasti për të reflektuar mënyrën se si po e realizojmë ëndrrën e porosinë e të rënëve, kontributorëve e udhëheqësve të lëvizjeve politike e aktive për liri.

Është momenti i rigjetjes së frymëzimit të thellë e të sinqertë për të mos gabuar në rrugën e shtetndërtimit e idealeve madhore të popullit, sidomos nga ne, përfaqësuesit e politikëbërësit.

Jemi gjenerata e nxjerrjes së mësimeve nga përvojat e mira të kombit por sidomos nga përvojat negative e nga dështimet. Mësimi kryesor është të mos i kthejmë vlerat sublime në shërbim të karrierave individuale. Të mbajmë parasysh se në politikë nuk duhet futur për vete, por për shërbim ndaj vendit.

Ne nuk mund të lejojmë që Kosova të dështojë sepse, për të, kemi dhënë shumë.

Kosova do të ketë gjithmonë njerëz që do të jenë gjendje të bëjnë sakrifica për të.

Prandaj, Kosova do të jetojë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat