Baton Haxhiu tregon nëse ka gisht në ndarjen e VV-së - Bota Sot
Baton Haxhiu tregon nëse ka gisht në ndarjen e VV-së

Aktuale

Baton Haxhiu tregon nëse ka gisht në ndarjen e VV-së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 21:29
Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu tregon nëse ndjen përgjegjësi për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Pas ndarjes së partisë që tani udhëhiqet nga Albin Kurti, shumë kritika u drejtuan kah Haxhiu.

Por i ftuar në Pressing, Haxhiu thotë se ai ishte kundërshtar i kësaj ndarjeje.

“Unë kam qenë kundër që VV të ndahet’, nis rrëfimin e tij Haxhiu.

Ai kujton një emision të transmetuar në televizionin publik të Kosovës ku Kurti ishte paraqitur menjëherë pas lirimit të burgut.

Kjo intervistë e kritikuar nga Haxhiu, shpjegon ai, ndikoi në ftohjen e raporteve mes tij dhe Kurtit.

“Unë e pata shkruar një shkrim që emisioni ishte pa shije”, thotë ai.

“Problemi me Albinin lind aty dhe kemi pasur një pauzë të komunikimit”, shtoi ai.

“Nëse dikujt i kam ndihmuar me sinqeritetin më të madh, i kam ndihmuar VV’së”, tha Haxhiu.

“Glauku pati gënjyer kur tha se ju kam thënë të largohen nga Vetëvendosje”, theksoi ai

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat