Paralajmëron ish-këshilltari i Isa Mustafës, ja kush i çon në shtëpi Albin Kurtin dhe aleatët e tij – ka disa fjalë edhe për takimin me Thaçin

Aktuale

Paralajmëron ish-këshilltari i Isa Mustafës, ja kush i çon në shtëpi Albin Kurtin dhe aleatët e tij – ka disa fjalë edhe për takimin me Thaçin

Nga: N.H Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, jursiti Besnik Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar lidhur me përkuljen e kryeministrit Albin Kurti tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, si dhe rreth takimit me presidentin Thaçi.

Berisha është i mendimit se përkulja e kryeministrit Kurti para varrit te presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shtrëngimi i duarve me presidentin aktual, Hashim Thaçi, duhet të merret vetëm si një ndryshim pozitiv i tij, e jo të kritikohet.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se dështimi për ta siguruar prezencën e 80 deputetëve në Kuvend me rastin e zgjedhjes se presidentit, Kurtin dhe aleatet e tij i çon ne shtëpi.

Ja shkrimi i tij:

Perkulja e Kurtit para varrit te presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe shtrengimi i duarve me presidentin aktual, Hashim Thaçi, duhet te merret vetem si nje ndryshim pozitiv i tij, e jo te kritikohet.

Mesohuni me skena te tilla sepse Kurti, per ta mbajtur pushtetin dhe per t'ia mundesuar LDK-se qe ta kete presidentin, ( sic e ka premtuar) do t'i duhet t'i shtrengoje duart, t'iu buzeqeshet, e qe besa edhe t'iu kryej ndonje pune jo vetem Thaçit e Veselit, por edhe Haradinajt, Pacollit e Limajt, sikurse do t'i duhet te punoje edhe me Listen Serbe dhe secilin deputete qe e ka siguru nje ulese ne kuvend.

Mos te harrojme se deshtimi per ta siguruar prezencen e 80 deputeteve ne kuvend me rastin e zgjedhjes se presidentit, Kurtin dhe aleatet e tij i çon ne shtepi.

Kete se duan pushtetaret dhe per kete do e perqafojne ndryshimin dhe "modernizimin".

Prandaj, le ta marrim si normale kete, sepse perderisa kete nuk e bejne per ndonje pazar ne kurriz te Republikes dhe qytetareve, ju falet ?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat