Thaçi e Kurti shtrënguan duart, por a u pajtuan? Tregon nënkryetarja e VV-së - Bota Sot
Thaçi e Kurti shtrënguan duart, por a u pajtuan? Tregon nënkryetarja e VV-së

Aktuale

Thaçi e Kurti shtrënguan duart, por a u pajtuan? Tregon nënkryetarja e VV-së

Nga: A.SH Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:30
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shtrëngimin e duarve mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se shtrëngimi i duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo.

“Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje:

Gëzuar 12 vjet Pavarësi Kosovë!

Në ditë festash kemi gëzim e shpresë.

Ndjejmë dhimbje e mall për ata që s’i kemi pranë, vlerësim e respekt për ata që sakrifikuan më të shtrenjtën nga vetja që ne të festojmë në liri.

Zakonisht festat i kalojmë me familjar e miq, por festat si kjo e sotmja edhe në aktivitete nderimi!
Për vite tashmë kemi marrë pjesë në homazhe e nderime me bashkaktivistët e Lëvizjes. Sot jemi me të njejtat ideale e synime, për një shtet të zhvilluar, me integritet e sovranitet të plotë, për mëmëdheun e pavarësinë si projekt të pafund, të pandalshëm e të përhershëm.

Sot filluam aktivitetet me ngritjen e flamurit, me nderime e vendosje kurorash në Kompleksin “ Adem Jashari” në Prekaz, tek varri i ish Presidentit, dr. Ibrahim Rugova, tek varri i Veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Adem Demaçi, morëm pjesë në Seancën Solemne në Parlament ku na nderuar me pjesëmarrje edhe figura të njohura nga bota e artit, kulturës, sporit, biznesit etj,
Vijuam me Aktivitete në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe në mbrëmje edhe në Pritjen Shtetërore për 12 Vjetorin e Pavarësisë.
Gjatë ditës ka pasur dhe shumë aktivitete tjera dhe personalisht më mbet merak që nuk arrita të jem e pranishme në promovimin e pamjes së re të Obileskut NEWBORN, por koleget e mia ishin aty.

Shumë aktivitete, shumë miq e shumë bashkëpunëtorë, ashtu si dhe raste kur do të dëshironim më ndryshe e më mire.

Jo të gjitha aktivitetet e të gjitha takimet u pëlqejnë të gjithë qytetarëve, dikush ka mendime ndryshe dhe këtë e respektoj, dikush ka zili e dikush ndoshta dhe smirë.

Por ne kemi marrë përgjegjësi nga qytetarët, sot jemi në detyrë, në shërbim për të gjithë. Duke ruajtur parimet, duke punuar me dashuri e përkushtim për vendin.

Shtrëngimet e duarve në aktivitete cermoniale nuk janë pajtim për gjithçka e me këdo, janë më shumë kurtoazi, por dhe tregues se ne jemi këtu, për të punuar deri në përmbushjen e premtimeve tona, deri në realizimin e synimit për një shtet zhvillimor, shtet të së drejtës e shtet social. Për një shtet të tërë me integrtet, dinjitet e sovranitet.

Andaj, njerëz të vullnetit të mire, bashkë me ndershmëri e dashuri të punojmë për vendin! Gëzuar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat