Deputeti Haxhiu rrëfen një ngjarje të 21 viteve më parë

Aktuale

Deputeti Haxhiu rrëfen një ngjarje të 21 viteve më parë

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:43
Deputeti Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka ndarë një emocion të veçantë të tij, në 12 vjetorin e pavarësisë.

Ai ka rrëfyer një ngjarje përafërsisht 21 vite më parë, kur rrugës për në Prekaz, në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ishte së bashku me piktorin, intelektualin, patriotin dhe heroin e Kosovës Kadri Kadriu, duke bartur pikturat bashkë me ushtarët e UÇK-së dhe qytetarë për ta bërë më madhështor Manifestimin Përkujtimor me ekzsoziten artistike të organizuar nga Shoqata e Artisëve të Mitrovicës .

Këtë foto të asaj dite, ai sot ia jep djailit të heroit, Imbar Kadri Kadriu.

Postimi i plotë:

Sot, për festën e Pavarësisë së Kosovës, u takova me z.Imbar Kadri Kadriu, të cilit ia dhurova origjinalin e një fotoje me shumë domethënie, të shkrepur më 06.03.1999, përafërsisht 21 vite më parë, rrugës për në Prekaz në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij

Në foto është piktori, intelektuali, patrioti dhe heroi i Kosovës Kadri Kadriu duke bartur pikturat bashkë me ushtarët e UÇK-së dhe qytetarë për ta bërë më madheshtor Manifestimin Përkujtimor me ekzpoziten artistike të organizuar nga Shoqata e Artisëve të Mitrovicës .

Për t’i treguar qytetarëve dhe mbarë botës se intelektualët dhe artistët janë me UÇK-në, Kadri Kadriu, Isa Dibrani dhe Sabri Behramaj kishin marrë iniciativën që, në pervjetorin e parë të rënies së Jasharjave të organizojnë një ekspozitë me piktura të artistëve të Mitrovicës.

Për këtë organizim ata kishin përkrahjen time e të ushtarëve të UÇK-së, të Gjeneral Shaban Shalës, Kd. Gani Kocit dhe Shtabit të Përgjitheshëm të UÇK-së.

Fotoja do të jetë pjesë e Galerisë së Heroit Kadri Kadriu.

Urime dita e Pavarësisë!

Lavdi të rënëve për Liri!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat