Pozitë-opozitë premtojnë bashkëpunim për integrimet evropiane

Aktuale

Pozitë-opozitë premtojnë bashkëpunim për integrimet evropiane

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 14:22
Komisioni për Integrime Evropiane

Pas krijimit të institucioneve të Kosovës më 3 shkurt, sot në Kuvendin e Kosovës është konstituar Komisioni për Integrime Evropiane.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj tha se këtë komision e presin detyra të mëdha në avancimin e rrugës drejtë integrimeve euroatlantike, për çka kërkoi tejkalim të raporteve pozitë-opozitë.

“Na presin detyra dhe obligime shumë të mëdha në avancimin e rrugës sonë drejt integrimeve tona evropiane, por mos të harrojmë edhe ato euroatlantike. Andaj edhe si pjesë e reformave dhe të avancimit të agjendës evropiane kërkohet angazhim dhe punë e përbashkët. Ky komision i tejkalon raportet pozitë dhe opozitë kështu është praktikuar edhe në të kaluarën”, tha ai.

Ndërsa, anëtarja e komisionit për In tegrime Evropiane nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu e cila në legjislaturën e kaluar ka qenë edhe kryetare e këtij komisioni kërkoi që fokusi kryesor të jetë liberalizimi i vizave.

“Është shumë e rëndësishme që të ruhet një balancë e unitetit në parametrat pozitë-opozitë për shkak të specifikave që i kemi si komision. Është shumë e rëndësishme që Agjenda e Zbatimit të Stabilizim Asoocimit për shkak të përqindjes besoj që ka nevojë që Kosova të rris në raport me zbatimin e planit kombëtar…Agjenda e reformave evropiane do jetë pikë tjetër që komisioni do merret ashtu siç është marr edhe në të kaluarën….Është shumë e nevojshme që të shtrihet një fushatë e re në raport me intenstifikimin e agjendës sonë për çështjen e vizave e di që është njëra prej te mave kryesore që prek qytetarët e vendit”, theksoi ajo, raporton KP.

Kurse, anëtari i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca i cili për herë të parë është zgjedhur deputet në këtë legjislaturë, shprehu mbështetjen e tij me qëllim që të ketë përparime në implementimin e prioriteteve që dalin nga MSA dhe ERA.

“Si përfaqësues i pozitës sot dhe si përfaqësues që vij nga partia e cila udhëheqë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane dëshiroj ta shpreh vullnetin e plotë dhe gatishmërinë që të bashkëpunojmë dhe të dalim mbi partitë tona në mënyrë që sa më parë dhe sa më mirë t’i dërgojmë përpara implementimin e prioriteteve që dalin nga MSA dhe paketa e ERA-së”, tha ai.

Tejkalim të petkut partiak në këtë kom ision ka kërkuar edhe deputeti i 6+, Albert Kinolli ku tha se maksimalisht do të punojë në të mirë të këtij komisioni.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që të zhvishemi nga petku partiak dhe mos të kemi dallime pozitë dhe opozitë edhe nga përvoja e mëhershme kemi një praktik të tillë ky komision ka funksionuar pa dallime si një trup”, u shpreh Kinolli.

Anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane janë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili është edhe kryetar, pastaj Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe.

Nga Lëvizja Vetëvendosje anëtarë të këtij komisioni janë, Arbëreshë Kryeziu, Gazmend Gjyshinca dhe Fitore Pacolli, ndërsa nga PDK anëtarë janë Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, kurse janë edhe Bekë Berisha nga AAK dhe Albert Kinolli nga 6+.

LDK ende nuk e ka plotësuar numrin në këtë komision për shkak të mos betimit të deputetëve që i kanë zëvendësuar deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat