Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca

Aktuale

Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, pritet nga Glauk Konjufca

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:43
Gent Cakaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.

MPJ ka njoftuar se Ministri Cakaj do të pritet nga homologu i tij, Ministri Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në ora 10:00 në ndërtesën e MPJ-së.

Komunikata e MPJ-së:

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Gent Cakaj, vjen për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet nga homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca.
Takimi mbahet të mërkurën (nesër), datë 19 shkurt 2020, ora 10:00, në ndërtesën e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat