Ivica Daçiq po fajëson Gjermaninë, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Aktuale

Ivica Daçiq po fajëson Gjermaninë, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Nga: F.B Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 15:45
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon me hapa të njëanshëm si parardhësi i tij dhe nuk po punon për gjetjen e kompromisit si zgjidhje të çështjes së Kosovës, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se shërbimi i obligueshëm ushtarak, që ka paralajmëruar Kurti është shkelke e rezolutës 1244, të cilën pushteti i Prishtinës e ka shkel qysh moti.

“Edhe faktorët ndërkombëtar e kanë shprehur mospajtimin për formimin e ushtrisë, por nuk kanë anluar atë vendim. Do të nevojitet shum kohë që të shihen qëllimet e vërteta të Kurtit dhe cilat ishin qëllimet e deklaratave në fushatë dhe pas ardhjes në pushtet”, tha Daçiq.

Ai nënvizoi se edhe në planin ndërkombëtar ka shtete që nuk e shohin me sy të mirë arritjen e marrëveshjes së kompromisit si zgjidhje siç është Gjermania.

Daçiq ka shtuar se lëndë e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të jenë gjërat që parashikon marrëveshja e Brukselit, siç është asociacioni, që Prishtina “duhet ta realizoj”.

Kohëve të fundit ka shumë të dërguar që flasin se duhet ndalojmë fushatën e tërheqjes se njohjeve.

“Kur vjen kushdo qoftë nga jashtë iu them kemi nënshkruar marrëveshje në Bruksel , ju e keni garantuar e nuk është formuar asociacioni i komunave, janë vendos taksa dhe Prishtina nuk ka pasur asnjë sanksion. Tash na thoni se nëse hiqen taksat, duhet të ndalojmë fushatën e tërheqjes së njohjeve”, tha ai.

Serbia në tregimin e tërheqjes ka nisur nga 113 njohje që kishte Kosova, ndërsa tash 17 shtete e kanë tërhequr njohjen, ashtu që Prishtina nuk ka shumicën as në Kuvendin e përgjithshëm të OKB-së.

Mungesa e dialogut shprehet edhe në rrugën evropiane të Serbisë dhe hapjen e kapitujve.

Në pyetjen se për çka mund të bisedojnë Prishtina dhe Beogradi, nëse Thaçi thotë se kushdo që emërohet i dërguar për dialog Kosovën duhet ta trajtoj si shtet sovran, Daçiq tha “kush i pyet ata për diçka”.

“Kush e pyet atë për të dërguar, deri tash kanë mund të vendosin taksa por gjërat kanë ndryshuar dhe aksionet e tyre nuk qëndrojnë mirë në berëz politike” tha ai duke shtuar se BE, OSBE, Këshilli i Evropës dhe OKB nuk kanë obligim ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur.

I pyetur nëse pritet arritja e kompromisit si zgjidhje, Daçiq tha se mundet kur “Prishtina të mbahet për vesh dhe të merret me zgjidhjen e problemit.

Në pyetjen kush duhet Prishtinën me kap për veshi, Daçiq tha se ato vende që ne na kanë kap me vite e dekada..

“Ata mendojnë s ene jemi burim i problemit, tahs e kanë kuptuar se Prishtina është burimi dhe hapat e njëanshëm dhe se Serbia është e gatshme per kërkimin e kompromisit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat