Zbulohen motivet pse ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan - Bota Sot
Zbulohen motivet pse ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Aktuale

Zbulohen motivet pse ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur sot në Gjilan.

Në familjen Bllaca në Gjilan kanë mbetur të vdekur 5 persona.

Sipas fqinjëve të familjes Bllaca, përmendet që çështjet pronësore mund të jenë shkaku i kësaj vrasje.

“Një banesë të cilën familja e kishte në pronësi dhe pas një mosmarrëveshje rreth lëshimit me qira ose shitjes së saj, ka ndodhur konflikti”, kanë thënë fqinjë.

Po ashtu, njëri nga viktimat, pra vëllau i vogël i policës është përshkruar si një njeri tejet i ngritur, madje ata kanë thënë se i njëjti ishte shkolluar dhe kishte përfunduar kriminalistikën.

Gjithashtu vlen të theksohet se sipas fqinjëve, fillimisht ishte vëllau i vogël ai që ka shtënë në babain, nënën dhe vëllaun e tij dhe më pastaj, policja në fjalë ka vrarë vëllanë dhe pastaj vetën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat