Ia huq keq Rexhep Qosja, kjo çfarë ka shkruar s’ka të bëj me një akademik

Aktuale

Ia huq keq Rexhep Qosja, kjo çfarë ka shkruar s’ka të bëj me një akademik

Nga: D.RR Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:35
Rexhep Qosja

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ndaj një shkrimi të shkrimtarit Rexhep Qosja i cili sulmoi mediat.

Filozofi Latifi ka shkruar në Facebook, se Qosja ia ka huqur konceptit të shovinizmit në shkrimin e tij.

Sipas tij, Rexhep Qosja në shkrimin që ka bërë i bie se Kosova po zhvillon plan për pushtimin e Shqipërisë.

Postimi i plotë i Latifit:

Margaritari më i ri i Qosjes : “Mediat e Kosovës kanë urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë”. Kjo do të thotë se qenkan duke u zhvilluar plane për pushtimin e Shqipërisë nga Kosova! Sepse shovinizmi si ideologji e superioritetit të një kombi mbi një komb tjetër, natyrshëm përfundon në plane aneksimi.
Hajde akademik, hajde!
Në filozofi dhe shkenca sociale ekziston një rregull : po e huqe me konceptet, lajthitjen e ke të pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat