Haziri: Ditë zie në nderim të viktimave në Gjilan

Aktuale

Haziri: Ditë zie në nderim të viktimave në Gjilan

Nga: V.R Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:12
Lutfi Haziri

Në mesditën e së martës, u shua një familje pesë anëtarshe. Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se, vajza e kësaj familje që ka qëlluar të jetë police, ka shtënë me armë zjarri në babanë, nënën dhe dy vëllezërit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi ka thënë se është tronditës lajmi për tragjedinë e ndodhur tek familja Bllaca.

Ai tha se është shuar një familje dhe se kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë çdo kujt.

Kësisoj, për këtë tronditje të madhe, kryetari i Gjilanit, ka kërkuar që krerët e shtetit të shpallin një ditë zie në nderim të familjes Bllaca.

Postimi plotë:

Është tronditës lajmi i sotëm për tragjedinë në familjen Bllaca. Jo vetëm lagjja “Bujana”, por i tërë Gjilani është në ditë zie. Është shuar një familje dhe kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë çdokujt. Familja Bllaca ka qenë familje e ndershme. Propozojë nga krerët e shtetit që ta shpallin një ditë zie në nderim të familjes Bllaca!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat