Ende nuk është miratuar buxheti për zgjedhjet në Podujevë

Aktuale

Ende nuk është miratuar buxheti për zgjedhjet në Podujevë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:24
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nuk është miratuar buxheti për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevë dhe se mosaprovimi i këtij buxheti rrezikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Këtë e bëri të ditur kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili tha se këtë informacion e mori me vonesë, pra gjatë mbajtjes së kësaj mbledhje.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer të gjitha procedurat me kohë dhe sipas saj pa buxhet nuk mund t’i vazhdojnë procedurat tjera të zgjedhjeve.

Mosmiratimi i buxhetit për zgjedhjet e kryetarit të Komunës së Podujevës u bë i ditur 25 ditë para ditës së votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat