Muja: SHBA-të e duan presidentin në dialog - Bota Sot
Muja: SHBA-të e duan presidentin në dialog

Aktuale

Muja: SHBA-të e duan presidentin në dialog

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Armend Muja

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Armend Muja ka komentuar vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në Mynih të Gjermanisë me rastin e konferencës së sigurisë.

Gjatë një interviste, Muja ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tentojë të largojnë kryeministrin nga dialogu me Serbinë.

“Potencialisht po e them, SHBA-të e favorizojnë një dialog ku presidenti është figura kryesore, një arsye është se presidenti është pajtuar me mënyrën e shpejtë për të arritur marrëveshje.

E dyta Evropa nuk është relevante më në dialogun Kosovë-Serbi dhe e treta mund të jetë një mundësi që SHBA është duke përdor presidentin e LDK-në mund të anashkalojë z. Kurti në procesin e bisedimeve”, ka thënë Muja.

Ndërkohë Muja ka thënë se largimi i taksës është hap i duhur i qeverisë teksa e ka cilësuar si të domosdoshëm recoprocitetin me Serbinë.

Ai ka komentuar edhe fjalimin e Kurit në Mynih. Sipas tij fjala e kryeministrit përball Vuçiqit nuk ishte i ashpër, por siç thotë Muja, brilant, teksa shton seb nuk kishte asgjë kontranverse në atë fjalim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat