Avdullah Hoti u pa pambrojtje dhe në këmbë, vjen alarmi nga eksperti i sigurisë - ky është rreziku

Aktuale

Avdullah Hoti u pa pambrojtje dhe në këmbë, vjen alarmi nga eksperti i sigurisë - ky është rreziku

Nga: N.H Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 18:21
Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, mëngjesin e sotëm është parë duke shkuar në vendin e tij të punës pa mbrojtje institucionale dhe krejtësisht i vetëm.

Hoti është parë i vetëm në sheshin “Nënë Tereza”, duke shkuar kah ndërtesa e qeverisë.

Lidhur me këtë ka reaguar njohësi i fushës së sigurisë, Hafir Hoxha. Ai në një shkrim të publikuar në Facebook, ka dhënë kritika për mediat për raportimin, pasi që sipas tij, me apo pa qëllim shkelet e drejta e tyre personale dhe furnizohet, pajiset, armiku eventual.

Ai thekson se publikimi i këtyre informatave paraqet rrezik permanent për liderët e Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Hafir Hoxha

GAZETARËT E PADIJSHËM DHE PORTALET PARAQESIN RREZIK PËR LIDERËT TANË!

Më këto përcjellje, fotografime dhe publikime të aktiviteteve dhe lëvizjeve të liderëve politik jasht objekteve zyrtare ME !? apo pa qëllim shkelet e drejta e tyre personale dhe furnizohet, paiset , hjoshet armiku eventual ndaj tyre .

Këso gazetarë, këso portale duhet paditur në gjykat dhe tu ndalohet aktivititi i gazetarisë , i spiunazhit !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat