Osmani: Synimi i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare - Bota Sot
Osmani: Synimi i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare

Aktuale

Osmani: Synimi i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:04
Bowman dhe Osmani

Ambasadori jorezident kanadez Alan Bowman, ka uruar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani për marrjen e  detyrës dhe ka premtuar mbështetjen e shtetit kanadez në të gjitha proceset për të cilat ka nevojë Kosova.

Siç njofton Zyra e Kuvendit, Osmani i ka thënë ambasadorit Bowman se synim i kësaj legjislature është fuqizimi i diplomacisë parlamentare dhe rolit të Kuvendit në politikën e jashtme.

Ajo e ka njoftuar ambasadorin Bowman për krijimin e grupeve të miqësisë parlamentare, ndër të cilët është edhe ai me Kanadanë.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë folur edhe për rëndësinë e përfshirjes së grave në delegacione ndërkombëtare, në misione diplomatike dhe në garantimin e mundësive të barabarta. Gjithashtu, u diskutua mundësia e organizimit të një vizite të parlamentarëve kanadezë në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat