Armend Zemaj, zgjedhet kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane

Aktuale

Armend Zemaj, zgjedhet kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:22
Armend Zemaj

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Në këtë mbledhje është bërë konstituimi i Komisionit për Integrim Evropian, njëherit komisioni i parë i legjislaturës së shtatë.

Kryetar i këtij komisioni është zgjedhur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se Prioritet itij është përmbushja e agjendës evropiane.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Sot kemi bërë konstituimin e Komisionit për Integrim Evropian, njëherit mua më është besuar detyra e udhëheqjes së këtij Komisioni nga kryetari i GP-LDK-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Prioritet i punës dhe mandatit tim është përmbushja e agjendës evropiane, MSA, liberalizimi i vizave dhe integrimi i plotë në familjen evropiane.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat