Meliza Haradinaj për dorështrengimin Thaçi-Kurti: Mashtrimi i bashkimit!

Aktuale

Meliza Haradinaj për dorështrengimin Thaçi-Kurti: Mashtrimi i bashkimit!

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:30
Meliza Haradinaj

Meliza Haradinaj, këshilltare e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dorështrengimit të mbrëmshëm ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Ajo, në një postim në Facebook, e ka quajtur mashtrim këtë bashkim.

“Turpi i bashkimit me Hashim Thaçin në një ngjarje shtetërore nuk qëndron tek duarshtrëngimi me të si akt, por tek mashtrimi si motiv. Po të kujdeseshin shumë për Republikën dhe për shtetin, do të bashkoheshin dje tek Ushtria e Kosovës në një ngjarje të vetme, e nuk do të përdhosnin të vetmin institucion unifikues që na ka mbetë”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas saj, organizimi i dy ngjarjeve të ndryshme shtetërore brenda hapësirave të Ministrisë së Mbrojtjes/FSK-së, në ditën e njejtë, përveç që dërgon mesazhe kundërthënëse për shtetin dhe ushtrinë, poashtu dëshmon se polarizimet në mes të krerëve të institucioneve veq sa do të thellohen shumë e më shumë, nën petkun e kapjes, çkapjes, rikapjes së shtetit, gjithmonë në dëm të interesave shtetërorë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat