Ambasadori i Gjermanisë ia bën "bajat” keq Petrit Selimit

Aktuale

Ambasadori i Gjermanisë ia bën "bajat” keq Petrit Selimit

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:00
Petrit Selimi

Në media u shpërnda një lajm kinse Gjermania ka mungesë të punëtorëve dhe se do të rrisë numrin e lejeve të punës për qytetarët e shteteve të Ballkanit.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka shpërndarë një artikull të tillë nga “Al Jazeera Ballkan”.

Në profilin e tij në Twitter ka shkruar se “Përmbledhje: Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë që largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”.

Ndërsa, i shpejt ishte reagimi i ambasadorit gjerman, Christian Heldt, i  cili e ka ironizuar Selimin.

“Gjithmonë është kënaqësi të mësoj për vendin tim, nuk i kam këto informacione. Por, ti me siguri ke burime më të mira se unë për Gjermanin.

Image
Twitter

Në këtë mënyrë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, e ka mohuar rritjen numrit të lejeve të punës për ballkanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat