Kapiteni i FSK-së që u nderua nga Princi Charles, instruktor në Akademinë Ushtarake në Britani - Bota Sot
Kapiteni i FSK-së që u nderua nga Princi Charles, instruktor në Akademinë Ushtarake në Britani

Aktuale

Kapiteni i FSK-së që u nderua nga Princi Charles, instruktor në Akademinë Ushtarake në Britani

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:18
Pamje nga vidoja

Kapiteni Ismail Hoxha është i pari nga Kosova që shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake.

Shërben si instruktor në njërën nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë.

Është ky Ismail Hoxha, kapiten nga Forca e Sigurisë së Kosovë që është ndër të rrallët ushtarak ndërkombëtar që po kryen misionin e trajnimit në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai thotë se kjo detyrë që i është besuar është nder për të dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën e përfaqëson në këtë institucion.

Hoxha u nderua vite më parë nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar me “Shpatën e Argjendtë”, duke u vlerësuar si kadeti më i mirë ndërkombëtar i Akademisë.

Ai përshkruan në detaje aktivitetin e tij me kadetë nga ushtritë e shumë vendeve të botës.

Të kënaqur me përfaqësimin nga ana e kapitenit Hoxha, shprehen edhe udhëheqësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficer i jashtëzakonshëm, është vlerësimi që ambasadori britanik Nicholas Abbott ka për kapitenin Hoxha.

Ndryshe, në kuadër të bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovë ka me vendet partnerë, përfshin edhe dërgimin e kadetëve për edukim e trajnim në akademi ushtarake të huaja.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë 19 kadetë të FSK-së të diplomuar në Akademinë Ushtarake Sundhurst dhe një tjetër në pritje të diplomimit. Iliriana Bunjaku, nëntogere dhe Ardit Veliu nëntoger, janë të radhës që do të ndjekin trajnimet në Akademinë Sundhurst.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat