Bulliqi: Podujeva nuk është më bastion i LDK’së

Aktuale

Bulliqi: Podujeva nuk është më bastion i LDK’së

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur optimizëm se më 15 mars do ta thyejë bastionin e LDK’së në këtë komunë.

Në një intervistë dhënë për gazetën ai ka thënë se kjo komunë më nuk është bastion i asnjë partie politike.

Ai ka treguar se diferenca e vogël e votave në zgjedhjet nacionale në mes të LDK’së dhe VV’së e bën optimist se do të triumfojë në këtë garë për kryetar komune.

Teksa ka shpalosur ofertën për qytetarët e Komunës së Podujevës, Bulliqi ka deklaruar se programi i tij prek çdo fushë.

Ai ka bërë me dije se ndër prioritetet e tij kryesore është depolitizimi i shërbyesve civilë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat