Profesori i VV-së i reagon Shkumbin Demaliajt: Librat mund t’i kesh në shtëpi, por s’i prek me dorë

Aktuale

Profesori i VV-së i reagon Shkumbin Demaliajt: Librat mund t’i kesh në shtëpi, por s’i prek me dorë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:58
Flamur Maloku dhe Albin Kurti

Profesori universitar që së fundmi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje, Flamur Maloku, ka ironizuar me mënyrën e të shkruarit dhe të lexuarit e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliajt.

Ai i është drejtuar Demaliajt, duke thënë se sa lexon ai tregon edhe mënyra si shkruan.

“Shkumbin Demaliaj, sa lexon ti, tregon mënyra si flet dhe si shkruan. Ti librat mund t’i kesh në banesë a shtëpi, por ata kurrë s’i prek me dorë. Po të kishe lexuar nuk do ta shfaqje këtë injorancë tragjikomike në publik. Kap dhe lexo diçka, kalo përtej poezive me yje, nëse e ke atë kapacitet për të cilin fort dyshoj!”, ka shkuar Maloku.

Ky reagim vije pas debatit që Shkumbin Demaliaj u përfshi, duke thënë se lexon edhe ai si Albin Kurti. Madje, Demaliaj kishte thënë se ka libra më shumë se Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat