Deputeti i VV-së ka një plan për ndërtimin e sistemit të sigurisë në vend

Aktuale

Deputeti i VV-së ka një plan për ndërtimin e sistemit të sigurisë në vend

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:10
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur ngushëllime për rastin e vrasjes së pesë personave në Gjilan.

Bajqinovci përmes Facebook, ka thënë se ky rast është për të reflektuar mbi mënyrën se si është ndërtuar sistemi i sigurisë dhe institucioneve të tjera.

“Ky nuk është rasti i parë që kryhen akte të rënda me armën e policisë, që na thotë mjaftë sa për të kuptuar se nuk është fjala për rast por për dukuri. Për një raport të caktuar që policia jonë e ka me çështjen e mbajtjes nën kontroll të shëndetit mendor e psiqik në radhët e saj”, ka deklaruar tutje ai.

Ai ka thënë se kontrollet e kartelat shëndetësore, duhet të jenë me prioritet nga institucionet dhe Policia, për t’i zvogëluar rastet e tilla.

“Personat përgjegjës për këto punë, duhet të thirren në përgjegjësi disiplinore e profesionale sepse vërehet se ka dështim në menaxhimin organizativ të Policisë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat