Bulliqi: Duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keqqeverisjen në Llap

Aktuale

Bulliqi: Duam të ç’rrënjosim hajninë dhe keqqeverisjen në Llap

Nga: V.R Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 22:36
Shpejtim Bulliqi

Tanimë është e qartë se, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës, është Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, sulmet, ndaj kandidatit të Vetëvendosjes, veçse kanë filluar.

Për këtë shkak ka patur edhe një reagim nga ana e Bulliqit.

Bulliqi, ka thënë se me Vetëvendosjen do të ç’rrënjoset keqqeverisja në Llap.

Postimi plotë:

Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune, nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë qëllim të dezinformojnë publikun, gjoja unë kam për qëllim të ç'rrënjos rugovizmin në Llap, e vërteta është që unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! duam të ç'rrënjosim hajninë dhe keq qeverisjen në Llap si dhe t'i hapim rrugë progresit e meritokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat