“Albin Kurti për dy javë e la opozitën pa tema”

Aktuale

“Albin Kurti për dy javë e la opozitën pa tema”

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 23:03
Albin Kurti

Analisti Fidan Rama, ka komentuar qëndrimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti pas ardhjes në pushtet.

Rama ka thënë se ndryshimet e shpejta të Kurtit mund të jenë të dëmshme në të ardhmen për vendin.

Ai  thotë se brenda dy jave Albin Kurti e ka lënë opozitën pa tema.

“Të vetmet tema ku opozita ka mundur të kundërshtohet Kurti ishin pikërisht këto: Çështja e flamurit, varri i Rugovës, himni etj.”.

Rama thotë se deri në ndonjë vendim të mundshëm për largimin e taksës, Kurti do të “flejë shlirë” si kryeministër.

“Opozita në këtë kohë nuk do të ketë ndonjë armë me të cilën mund të godasë Kurtin”.

Rama thotë se natyrisht që ndryshimet e Kurtit janë të pritshme pasi janë disa rregulla që kur je kryeministër do të duhet t’i respektosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat