Haradinaj: Nuk lejoja që trupat e luftëtarëve të rënë t`i merrte armiku. Ja ku flinim gjatë luftës

Aktuale

Haradinaj: Nuk lejoja që trupat e luftëtarëve të rënë t`i merrte armiku. Ja ku flinim gjatë luftës

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:52
Ramush Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, në rrëfimin e tij për "Tempora" tregoi detaje rrënqethëse nga lufta çlirimtare e Kosovës.

Ai u shpreh se gjatë kohës së luftës, flinin në natyrë, ndërsa në Shqipëri kishte raste që qëndronin na banesa në Malësi.

Ndërkohë, Ramush Haradinaj tregoi se trupat e luftëtarëve të rënë në luftë nuk lejonte t`i merrte armiku, pasi sipas tij në betejë suksesi qëndronte te besnikëria.

Haradinaj: Në Kosovë ka disa breza. Janë brezi i parë të burgosurëve që refuzuan vendosjen e Jugosllavisë në 1945, dhe më pas me brezat e tjerë, deri te lufta. Familja jonë i ka takuar të gjithë këtyre brezave. Në luftë, pas 1991, ky vend këtu ka qenë më aktiv. Familja jonë po, por s`mundeshim të vetëm pa përkrahjen e të gjithëve. Këtu ka qenë zona jonë. Ne flinim në natyrë kur luftonim. Më pas në Shqipëri kemi pasur familje që na kanë strehuar. Në Kosovë nuk qëndronim të flinim sepse nuk donim të rrezikonim familjet e tyre. Kam mbajtur trupin e Luanit, kam mbajtur dhe trupa të luftëtarëve të tjerë. Nuk ka raste që trupat e luftëtarëve që kanë rënë në betejë, ta ketë marrë armiku. Në betejë është e nevojshme të kesh besnikërinë. Ne kemi qenë shumë besnikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat