Në punë pa truproje dhe në këmbë, ish-mjeku i UÇK-së e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Aktuale

Në punë pa truproje dhe në këmbë, ish-mjeku i UÇK-së e quan hero zv.kryeministrin e LDK-së

Nga: A.ZH Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 07:45
Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dje është fotografuar duke shkuar në punë në këmbë dhe pa mbrojtje personale.

Ai ka zgjedhur që të kryejë punën e tij si një politikan modest, edhe pse në bazë të ligjit, ai ka të drejtë të ketë mbrojtje personale.

Si “hero” për shkak të këtij veprimi, Hotin po e konsideron ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Hoti është të paktën “heroi” i tij.

“Nëse antiheroi është minsitri që me xhipa të zinj dhe bodigardë muskulozë e kokëtullacë bën poterë gjithandej, pse zëvendëskryeministër Avdullah Hoti që shkon këmbë në punë, si një qytetar i rendomtë, të mos jetë heroi? Të paktën, le të jetë heroi im”, ka shkruar Liri Loshi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat