Kryeministri i ri i Kosovës sot do të pres në kabinetin e tij tre zyrtarë

Aktuale

Kryeministri i ri i Kosovës sot do të pres në kabinetin e tij tre zyrtarë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Albin Kurti

Albin Kurti do ta ketë ditën e zënë sot me takime.

Sot, kryeministri i ri i Kosovës në kabinetin e tij do të pres tre zyrtarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Përveç me Cakajn, Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Betonceli si dhe me ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrisë.

Agjenda e plotë:

Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Betonceli.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 10:00

Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë 

KOHA:  10:45

Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ministrin në detyrë për Evropën dhe  Punët e  Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat