Deputetja e LDK-së me fjalë prekëse për Fisnik Bllacën, i vrarë në tragjedinë në Gjilan

Aktuale

Deputetja e LDK-së me fjalë prekëse për Fisnik Bllacën, i vrarë në tragjedinë në Gjilan

Nga: G.B Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:49
Fisnik Bllaca

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka thënë se shuarja e një familje është tragjedi e madhe, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se e ka njohur Fisnik Bllacën, i cili ishte djalë i qetë dhe i edukuar, shok dhe mik i ndershëm.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Gjilanit është në zi.
Shuarja e një familje të tërë është tragjedi e madhe. Ngushëllime Familjes së gjerë Bllaca! U themi se jemi me ta në këto çaste shumë të rënda!Fisnikun e kam njohur si një djalë të qetë e të edukuar,shok e mik te ndershëm.Dhimbjen e ndajmë bashkë e ngjarje të tilla mos ardhshin kurrë më!

Viktimat të prehen në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat