Flet Arsim Gerxhaliu, tregon detaje për te vrarët dhe kur përfundon autopsia

Aktuale

Flet Arsim Gerxhaliu, tregon detaje për te vrarët dhe kur përfundon autopsia

Nga: A.J Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 11:11
Arsim Gerxhaliu

Gjatë ditës së sotme pritet që të fillojë si dhe të përfundojë obduksioni i pesë trupave të viktimave të familjes Bllaca të cilët dyshohet se u vranë dje nga e bija e tyre, Valdetja e cila më pas sipas hetuesisë vrau vetën.

Detaje për ecurinë e obduksionit ka dhënë sot gjatë ditës për “Bota Sot”, Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. Ai se tha se e punës do të përfundojë sot dhe se janë të mobilizuar që shumë shpejt të përfundohet obduksioni për pesë të vrarët.

“Jemi të mobilizuar që ti përfundojmë që të pesë rastet sot, dhe e jona është që ti përfundojmë sa më shpejtë dhe trupat ti kthejmë për varrim dhe procedura tjera.

Mund të them se pesë trupat janë të vrarë më armë zjarri por nuk mund të jep më shumë komente se më nga sa plumba apo si. Ne smundemi më fol për ketë rast dhe vetëm prokurori i rastit ka të drejtë të flas. Ne pas përfundimit dalim edhe më një raport dhe aty do të ceken të gjitha” ka thenë Gerxhaliu duke thënë se pas 2 apo 3 orëve do të kryhen të gjitha procedurat.

Kujtojmë se vrasja e katërfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme ka tronditur Gjilanin. Prokuroria ka njoftuar se zyrtarja policore Valdete Bllaca ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas edhe veten

Sipas informatave të para të Prokurorisë, e dyshuar për vrasjen e katër anëtarëve të familjes e pastaj edhe për vetëvrasje është zyrtarja policore, Valdete Bllaca.

Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë pë se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.

Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir (babai), Hanife (nëna) Fisnik e Blerim (vëllezërit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat